Minatori 38-vjeçar humbi jetën gjatë punës, arrestohen dy punonjës të stafit teknik në minierën e Bulqizës

0
2

Dy persona të stafit teknik të minierës së Bulqizës janë arrestuar, pas aksidentit që i mori jetën minatorit 38-vjeçar.

Nga hetimet është konstatuar se dy shtetasit, G.K., 47-vjeç dhe B.C., 62 vjeç nuk kanë marrë masat e duhura për garantimet e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Sakaq, është proceduar penalisht, në gjendje të lirë edhe drejtuesi teknik i subjektit.

Njoftimi i policisë

Bulqizë

Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të stafit teknik dhe procedohet penalisht, në gjendje të lirë, drejtuesi teknik i subjektit.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në zonën D, Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi K. D., 38 vjeç, dyshohet se, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier;
  2. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.