Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann pret që Komisioni Europian të nënshkruajë një marrëveshje blerjeje me kompanitë BioNTech dhe Pfizer për vaksinën e koronavirusit në ditët në vijim, pas njoftimit të djeshëm nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit provon të jetë së paku 90% efektive bazuar në rezultatet e para.
Komisioni Europian është në fazat e fundit të negociatave me këto dy kompani për furnizimin e 200 milion dozave të vaksinës së mundshme, me mundësinë e furnizimit të mëtejshëm me 100 milion të tjera.
Spann tha që ai pret që vendi i tij të marrë deri në 100 milion doza të vaksinës. Ai përsëriti se nuk pret që vaksina të jetë në dispozicion para tremujorit të parë të 2021, duke shtuar se pret që të marrë miratim së shpejti.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Ministri i Ekonomisë Peter Altmeier, i cili deklaroi se”askush nuk e di se kur dhe për sa njerëz do të jetë në dispozicion kjo vaksinë”.
Nga ana e tij, Span e quajti lajmin e vaksinës “dritë në tunel” dhe sshpreson se dimri i ardhshëm do të jetë më mirë. g.v/abcnews