Ministria e Arsimit publikon datat e sezonit të vjeshtës, ja kur mund të rijapin provimet nxënësit mbetës

0
192

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit mbetës. Nëpërmjet një njoftimi në platformat zyrtare online, Ministria ka nxjerrë udhëzimin mbi zhvillimin e provimeve në vjeshtë.

Datat e Provimeve të Vjeshtës, Matura 2021

Gjuhë e Huaj – 24 Gusht 2021
Gjuhë Shqipe – 27 Gusht 2021
Matematikë – 31 Gusht 2021
Provimi me zgjedhje – 03 Shtator 2021