Ministrja e Shëndetësisë bën “të mundurën e pamundur” largohet jashtë Shqipërisë për dy javë!

0
3

Nëse mendoni se e mundura bëhet e pamundur, është çudia e vetme e ministres së re të Shëndetësisë.

Duhet të dëgjoni më të fundit: sot Evis Sala është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.

Burime bëjnë të ditur se ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në Tiranë më 2 tetor.

Herën e fundit që ministrja e re ushtroi funksionin e saj ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së.

Dy pozicione mjaft të lakmuara për shkak të interesave të mëdha financiare që luhen në të dy këto institucione.

Përtej kësaj, largimi i ministres vjen në një moment kur sektori i shëndetësisë gjendet përballë sfidave të rëndësishme, duke ngritur interes mbi mënyrën se si do të vijojë të menaxhohet ritmi i reformave dhe vendimmarrjeve gjatë kësaj periudhe dyjavore.