Ministrja Kushi apel studentëve: Vaksinimi është zgjidhja më e mirë për të gjithë ne

0
207

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka folur për vitin i ri akademik që fillon më 11 tetor.

Ajo beri  një apel për rëndësinë që i duhet kushtuar vaksinimit përgjatë këtij muaji me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve

Në raport me pandeminë dhe infektimeve, Kushi tha se sot ka një situatë tjetër për shkak të procesit të vaksinimit.

Kushi: E ndërkohë sot, fatmirësisht kemi një situatë krejt tjetër. Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate. Dua t’ju rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë që të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit. Dhe natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e miratuara shëndetësore. Testi periodik i PCR mund të jetë një opsion i pranueshëm, por unë ju rekomandoj me shumë këmbëngulje vaksinimin si zgjidhjen më të mirë për të gjithë ne, duke u bazuar edhe në rezultatet e shkencës, por edhe në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara.