Ministrja Kushi prezanton propozimet për Maturën e ardhshme Shtetërore

0
111

Ministrja e Arsimit ditëne  sotme ka publikuar një plan mbi përmirësimin e menaxhimit të Maturës Shtetërore.

Në videon e publikuar në faqen e saj zyrtarë në Facebook ministrja deklaroi se së bashku me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, diskutuan propozimet procesin e maturës për vitin e ardhshëm.

Disa nga propozimet janë:

1. Pilotimi i një testi elektronik për maturantët që zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, me objektivin që në vitet e ardhshme të mund të shtrihet në të gjitha provimet e maturës.

Sipas ministres, testi do të bëhet me kompjuter, do të gjenerohet aty dhe përgjigja do të merret në moment.

2. Shfuqizimi i nenit që ndalon rivlerësimin e testit në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Shfyqëzimi i këtij neni nënkupton që çdo maturant të ketë mundësinë e rivlerësimit të testit të tij. Ky proces do të vonojë, thotë ministrja, por nuk mund të mohoet nga askush.

3. Rankimi i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.

Aktualisht shkollat bëjnë një vetvlerësim, sipas disa kritereve.

 “Për këtë duhet të ngremë një ssistem në bashkëpunim me Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë për arsimin parauniveristar (ASCAP) me tregues e matës për cilësinë e arsimit fillimisht në gjimnaze,” tha ajo.