Ministrja Kushi uron nxënësit dhe mësuesit një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor,

0
83

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar videomesazhin e saj të urimit për nxënësit dhe mësuesit, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm!”- shkruan ministrja në statusin e publikuar së bashku me videomesazhin e saj.

Në këtë videomesazh ministrja Kushi nënvizon se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithpërfshirës.

Në këtë video urimi janë përfshirë edhe disa nga risitë e këtij viti të ei shkollor siç janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, zgjerimi i projektit “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”në 150 shkolla të tjera, formimi i 400 klasave sportive në 6 disiplina dhe programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.

Ndërkohë që në videomesazh përmenden edhe përfshirja e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në klasat e para, abetarja e re, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të  Fëmijëve që nuk Dëgjojnë.