Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Basha: Akti i sotëm, antikushtetues

0
261

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi si antikushtetues ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan sot në Kuvend me 97 vota pro.

Basha tha se, “akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit”.

“Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do t’i marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Basha.

“Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, tha Basha.

/gj.mima/j.p/r.e/