Kongresi i PS ka miratuar ndryshimet në statut. Kryeministri Rama ka bërë publikë emrat e rinj që janë propozuar për detyrat e reja pas ndryshimit në Statut. Rama bëri me dije se janë shtuar 3 sekretariate.
Eridjan Salianji është propozuar Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin. Laert Duraj propozohet Sekretar për Emigracionin.
Ishte Blendi Klosi ai që prezantoi ndryshimet në statut. Klosi tha se statuti parashikon ngritjen e një zyre për të komunikuar direkt me qytetarët.
Klosi: PS nuk e bëjnë vitet, e bëjnë mijëra njerëz me ideale. Në emër të grupit të punës kam nderin të vij këtu për të sjellë një paketë ndryshimesh i cili në thelb vazhdon të ruajë vlerat dhe parimet tona të spikatura. Një paketë shumë e rëndësishme në këtë Statut vjen ajo e mënyrës e zgjedhjes së kryetarit duke hapur opinionin publik, vlerësimin qytetar dhe duke i dhënë këtij kandidati të gjitha vlerat e qytetit që ai përfaqëson. Në këtë Statut i hapim rrugë këtij parimi i cili për ne është thelbësor në jetën e hapur të PS.
Është një ndryshim tjetër i paraqitur dhe një grup nenesh të Statutit krijimi i një sekretariati ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive i cili do të jetë aty përfaqësues i komunitetit të PS të zonës dhe një raportim drejtpërdrejt në qendrën e partisë. Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë për të afruar votën e emigrantëve dhe diasporës. PS nuk mund të jetë e kufizuar vetëm brenda territorit, statuti i ri na krijon më shumë hapësira për të krijuar në këto degë të PS, jo vetë të mbajnë lidhje me partinë e PS por të furnizohen edhe me ne njerëzit që duan të marrin pjesë në votime në Shqipëri.
Dimensioni politik, trajnim me çfarë duhet ët punojmë diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, ta përmbledhim ta bëjmë një libër parimesh që ti rezistojë jetëgjatësisë të partisë, por edhe të përgatisë për të pasur rezultat me të forta, duhet t’i japim votën statutit të paraqitur.