Miratohet Eurobondi, buxheti e huaja e OSHEE, ngrihet edhe komisioni për mbetjet

0
203

Pas një seancë të gjatë, Kuvendi ka miratuar projektligjin për Eurobondin, buxhetin faktik të vitit 2020, huan e OSHEE-së dhe ngritjen e komisionit hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane.

“Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë” ka marrë 78 vota pro dhe 4 kundër.

Me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim u miratua  borxhi nga BERZH me vlerë 70 milion euro. 117 vota pro ka marrë komisioni hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane.

Seanca e sotme plenare nisi paradite dhe u zhvillua me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës. g.v/abcnews.al