Harta e re të mandateve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, jep pasqyren e plote te resultatit te marreveshjes mes dy partive te medha, per harten e mundshme te kuvendit te ri.
Nga harta e re, nga 140 deputetët e ardhshëm, 46 prej tyre do të jenë nga lista e mbyllur, ku nuk do të ketë garë, kurse 94 deputetë të tjerë do të jenë në listë të hapur, ku do të garojnë me njëri-tjetrin se kush merr më shumë vota, për të fituar mandatin. Risia e ketyre zgjedhjeve eshte pikerisht kjo: 94 vende jane ne gare per tu marre nga kandidatet e te gjitha partive dhe jo vetem atyre te medha.
Tirana, eshte qarku, twe cilit i shtohet edhe 1 mandat, duke e cuar numrin totat te mandateve ne 37. Keto zgjedhje qarku qehumb nje mandat, per shkak te ndryshimeve demografike eshte korca. Kater vjet me pare, mandatin e humbi qarku I kukesit.
Korcca, qarku që mbetet me një deputet më pak, nga 10 mandate në total, 3 do të jenë nga lista e mbyllur, kurse 7 të tjera janë në lojë të hapur.
Kryeqyteti do të ketë 12 mandate të sigurta, kurse 25 të tjera do të jenë të hapura në garë.
Qarku i dytë me më shumë mandate, Fieri, nga 16 mandate, 5 do të dalin nga lista e mbyllur, ndërsa 11 të tjera nga lista e hapur.
Vlora, me 12 mandate në total, 4 janë në listë të mbyllur, 8 të tjerë në listë të hapur, duke u kthyer keshtu ne qarkun e trete me me shume mandate ne liste te hapur.
Durrësi dhe Elbasani, me nga 14 mandate secila, do të kenë nga 5 mandate të sigurta në listat e mbyllura, kurse 9 të tjera do të dalin nga lista e hapur.
Shkodra, me 11 mandate në total, 4 dalin nga lista e mbyllur, kurse 7 nga lista e hapur.
Tek qarqet me më pak mandate. Lezha, nga nga 7 mandate në total, 2 dalin nga lista e mbyllur dhe 5 nga lista e hapur, ashtu si edhe Berati.
Dibra po ashtu me 5 mandate, 2 i ka nga lista e mbyllur dhe 3 nga e hapura. Gjirokastra, me 4 mandate, do të ketë vetëm 1 deputet nga lista e mbyllur në gjithë qarkun, kurse 3 në të hapur.
I fundit, Kukësi, nga 3 mandate në total, 1 do e ketë nga lista e mbyllur dhe 2 nga lista e hapur.
Fjala “e hapur” duket se eshte risia e ketyre zgjedhjeve. Megjithese marreveshja PD – PS u perfol si Pazar, numrat e publikuara sot nga kqz, vertetojne se nga zgjedhjet e 11 majit, do te rezultoje hapja me e madhe e sistemit politik ne vend, qe prej ndryshimeve famekeqe kushtetuese te prillit 2008.