Miratohet indeksimi i pensioneve me 4.1%, përfitojnë 791 mijë pensionistë nga 1 tetori

0
36

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1%

Ministri Gonxhe: Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori.

Në çfarë është puna për rishikimin e pensioneve

Gonxhe: Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia mes të ardhurave të profesioneve të njëjta por dalja e pensioneve në vite të ndryshme. Synim është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarë do lloji profesioni.

 

Top Channel