“Mirë se erdhe në shtëpi”/ Fjalët me të cilat Joe Biden priti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

0
2

Joe Biden ka mirëpritur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe për takimin tradicional të çajit.

“Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha Joe Biden Donald Trump-it teksa ai mbërriti në Shtëpinë e Bardhë.

Asnjëri nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara se të hynin në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të mbërrinte Trump, Biden u pyet se si ndihej në ditën e tij të fundit si president, pyetje të cilës presidenti në ikje i’u përgjigj: “Mirë”.

Takimi tradicional i çajit do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

Tradita e çajit filloi në 1837, me Presidentët Martin Van Buren dhe Andrew Jackson.

Në vitin 2021, Trump nuk e priti Biden për çaj, duke thyer këtë traditë pasi pretendonte se ai i kishte fituar zgjedhjet e 2020.

 

Top Channel