Komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, postoi një video të bombardimit nga ajri të një kolonë kamionësh rusë.
Ai tha se forcat ukrainase goditën një kolonë ushtarake ruse në qytetin jugor të Khersonit duke përdorur dronët turk Bayraktar TB2.
“Chornobayivka, rajoni Kherson. Mirësevini në Ferr!” shkruan ai.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina dhe Turqia nënshkruan një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë një marrëveshje që do të zgjeronte aftësitë e prodhimit të prodhuesit turk të dronëve Bayraktar në Ukrainë.