Miriami s’mund ta shpjegonte më mirë si është të jesh nënë me dy fëmijë dhe të gjitha mamatë do ta kuptojnë!

0
287

Këngëtarja Miriam Cani dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë bekuar me dy fëmijë dhe duket se familja e tyre është tashmë e kompletuar.

Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.

Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe mëmësia oër të qenka më e lodhshme se ç’duket!

Me një postim, Miriami shpjegoi në mënyrë perfekte si është të jesh nënë dhe besojmë se të gjitha mamatë do të gjejnë veten.

“Sa e lezetshme isha kur mendoja se lodhesha para se të kisha fëmijë! Sa e lezetshme!” -shkruhet në postim.

Pra, veç dashurisë që secila nënë merr nga fëmijët dhe lumturisë së pamasë, një tjetër fjalë që e katakterizon është edhe lodhja!

Megjithatë, edhe lodhja shpërblehet kur gjithçka bëhet me dashuri!

icon style