Në bazë të axhendës paraprake të ndërtuar nga stafi i ekipeve Kombëtare, për Kombëtaren udhëtimi i bërë sot në orët e para të paradites bën që skuadra të jetë në vendin tonë rreth orës 11:00.
Më tej, në bazë të programit paraprak, ekipi do të ketë një konferencë në ambientet e stadiumit “Air Albania” me dy futbollistë. Ndërkohë që pasdite është caktuar një stërvitje në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Kësisoj, ekipi zhvendoset në Tiranë, në vigjilje të përballjes në kryeqytet me Lituaninë ditën e hënë në “Air Albania Stadium”. Nesër do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit me kapitenin, si dhe stërvitja zyrtare e skuadrës para ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve.
PANORAMASPORT.AL