6 ministra dhe zy/ministra ka ndryshuar mbrëmjen e së mërkurës kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në riformatimin e parë të qeverisë gati 8 muaj pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
Incidentet e njëpasnjëshme të dhunës së tifozëve, mbërritja e pakontrolluar e dhjetëra huliganëve nga Kroacia që u pasua nga vdekja e një tifozi grek , përleshjet me policinë dy javë më parë ku ka humbur jetën edhe një efektiv i saj dhe në përgjithësi një rritje e krimit kanë sjellë çështjen e sigurisë në krye të shqetësimeve të shoqërisë greke, siç kanë treguar të gjitha sondazhet e fundit.
Kështu në këtë post Mitsotakis ka emëruar Michalis Chrisohoidhis , i cili rivjen në këtë ministri me eksperiencën e tij për të zbatuar axhendën “rendi dhe ligji”, që ka qënë në krye të listës së prioriteteve të Demokracisë së Re qysh në periudhën parazgjedhore të vitit 2019. Ndërsa në postin e zv/ministrit të këtij dikasteri që ka ndryshuar tre ministra prej qershori të kaluar, është emëruar Andreas Nikolakopulos
Gjithashtu Mistotakis ka ndryshuar edhe ministrin e Shëndetsisë , një nga sektorët ku ka pasur kritika të shumta për efikasitetin si dhe gjendjen e spitaleve shtetërore duke risjellë në këtë post Adonis Georgiadhis,ish ministër i Punës, i cili ka kaluar nga ky portofol në vitet e vështira të krizës greke të borxhit në vitin 2013.
Në vendin e tij Mitsoatkis ka emëruar zonjën Domna Michailidhou. Personazh i ri në kabinetin qeveritar është emëruar Joana Litrivi si zv/ ministre e Arsimit. Ndërsa edhe zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis është emëruar zv/ ministër pranë kryeministrit për çështjet e shtypit.
Top Channel