Mitsotakis telefonatë me Erdogan: Shteti grek i gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo mënyrë

0
91

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Gjatë telefonatës kryeministri grek i  shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli  Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve njerëzore.

Telefonata mes tyre është bërë në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta duke përfshirë edhe përkthimet. Sipas mediave vendase mësohet se gjatë telefonatës Erdogan i tronditur përshkroi me detaje se çfarë kishte ndodhur.

Mitsotakis ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë – dhe përtej ekipit të shpëtimit që është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ndërkohë, Erdogan mësohet se e ka falenderuar kryeministrin grek për ndihmën e menjëhershme që i dhanë Turqisë dhe popullit të tij