Mitsotakis viziton jugun e Shqipërisë në 22 dhjetor, shoqërohet nga Rama

0
91

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë Shqipërinë më datë 22 dhjetor.

Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

 

Gazetarja e Abc News  Erneta Shevroja raporton se në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anulua për shkak të kushteve atmosferike.

Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa tha nënvizoi se ka progres në çështjen e detit./abcnews.al/