Mjegulla ‘mbulon’ segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

0
2

Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë.

Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.