Që në orët e para të mëngjesit mjegulla e dendur ka mbuluar të gjithë pjesën e ulët të rrethit të Krujës.
Nga dendësia e madhe mjegulla ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore si dhe në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Shikueshmëria është vetëm disa metra, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për aksidente por shoferët duhet të tregojnë kujdes në drejtimin e automjeteve.