Mjegulla pushton qytetet kryesore të vendit, krijon vështirësi lëvizje

0
158

Shumë qytete të vendit janë zgjuar mëngjesin e sotëm në pushtetin e mjegullës, duke sjellë dhe probleme në qarkullimin e mjeteve.

Pamjet e mëposhtme i përkasin qytetit të Fierit, ku shihet se ka një prezencë të madhe të mjegullës, çka ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, që duhet të mbajnë dhe një distancë sigurie mes tyre.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj raporton se në zonë nuk ka pasur patrulla policie, për menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate.

Prani mjegulle ka pasur që prej mbrëmjes së djeshme dhe në disa zona të kryeqytetit.

Gjatë ditës së sotme dhe nesërme, vendi ynë do të jetë në pushtetin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ndërkohë që do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në orët e para të mëngjesit.