Vladimir Putin ka pësuar një sërë shqetësimesh serioze shëndetësore, që shkaktuan panik tek mjekët e tij.
Sipas medias Telegram General SVR, presidenti rus është përballur me dhimbje të forta koke, shikim të paqartë dhe gjuhë të mpirë.
Ai gjithashtu thuhet se ka përjetuar një humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë, që kërkon kujdes urgjent mjekësor.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe urdhëruan Putin të merrte ilaçet dhe të pushonte për disa ditë. Por në vend që të ndiqte këtë këshillë, kryeministri rus refuzoi të pushonte, duke zgjedhur të jepte raporte të zymta nga lufta në Ukrainë.
Gjendja e tij u përmirësua dhe dhimbjet iu lehtësuan, pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor, thuhet në deklaratën e kësaj media. Në këtë deklaratë thuhej se të afërmit e presidentit ishin më të shqetësuar dhe e përjetuan me panik.
Media e cila pretendon se ka burime të brendshme nga Kremlini, ka thënë vazhdimisht se Putini është i sëmurë me kancer dhe kushtet dhe mjekimi ndikojnë në vendimmarrjen e tij.
Thashethemet e përhapura në lidhje me shëndetin e Putinit, janë nxitur nga zakoni i tij për t’u kapur fort pas tavolinave dhe për të bërë lëvizje të çuditshme shtrënguese me këmbët e tij.
Kremlini dhe ministrat e tij këmbëngulin se ai është në shëndet të përsosur.