Ekipi i mjekëve që asistoi në operacionin e kryeministrit Edi Rama, nga appendisiti akut, në një deklaratë për mediat kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Shefi i repartit të Kirurgjisë në QSUT tha se metoda e ndjekur për heqjen e appendesiti është ajo e laparoskopisë, ndërsa rikuperimi i Ramës pritet që të jetë i shpejtë, dhe brenda ditësh mund të rikthehet edhe në fushatë.
Gjata tha se kishte biseduar me Ramën pas operacionit, dhe kryeministri është shfaqur i qetë, ndërsa pritet të lërë spitalin gjatë ditës së nesërme.
Operacioni është kryer në ambientet e reja të spitalit Nënë Tereza, që sipas Gjatës janë inauguruar 3 vite më parë, dhe nuk janë hapur posaçërisht për kryeministrin, siç ishte dhe pretendimi i një prej gazetareve të pranishme.
Arben Gjata: Operacioni është kryer në orët e para të mëngjesit, gjendja është stabël, besoj se brenda 24 orëve do të largohet nga ambientet e spitalit. Ai mund të ecë vetë që sot, por rikuperimi do të dojë 2 ose 3 ditë. Jo, jo, janë sallat që kemi pasur janë inauguruar që prej tre vitesh.
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e appendisidit në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT, pas disa shqetësimeve që ai kishte shfaqur.
Lajmin e bëri të ditur fillimisht zyra e shtypit të kryeministrisë, ndërsa gjendja e Ramës paraqitet e mirë.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë”, njoftoi më herët zyra e shtypit të kryeministrit.
(E.K/Faxweb.al)