Mjeku: Djegiet më të shpeshta shkaktohen nga bombolat e gazit, çfarë rrezikon më shumë jetën

0
165

Djegiet nga shpërthimi i bombolave të gazit, janë rastet më të shpeshta që paraqiten në spitalin e djegie –plastikës. Krahas plagëve të rënda, shpesh pacientët përballen edhe me trauma psikologjike pas shërimit.

Mjeku Nardi Kola, kirurg në këtë spital, thotë se ajo çfarë u rrezikon më së shumti jetën personave që digjen nga shpërthimet e gazit, është prekja e organeve jetësore.

“Ato që krijojnë një ndjesi negative janë djegiet masive nga shpërthimi i gazit që realisht janë bërë një problem edhe për ne. Pacienti pas djegies kalon edhe atë fazën e shokut, që ndonjëherë edhe mund te mos dalë. Kjo është një fazë shumë më problematike”, thotë ai.

Mjeku tregon se si duhet vepruar përballë këtyre situatave.

“Ndihma e menjëhershme duke i vendosur sistemin e qarkullimit në funksion sa më shpejt është esencial”, thotë më the mjeku.

Në rast të djegieve të lehta apo mesatare, veprimi i parë që duhet bërë, është shpëlarja e plagës me ujë të pastër./abcnews.al/