Një mjek që diagnostikoi raste të hershme të koronavirusit në Kinë është shprehur për BBC se ai beson se zyrtarët lokalë mbuluan shkallën e seriozitetit të situatës fillestare.
Profesori Kwok-Yung Yuen, i cili ndihmoi ekipin që u mor me hetimet në Wuhan, thotë se provat fizike u shkatërruan dhe përgjigja ndaj gjetjeve klinike ishte e ngadaltë.
“Kur shkuam në tregun Huanan, natyrisht, nuk kishte asgjë për të parë sepse tregu ishte i pastër tashmë. Pra, ju mund të thoni që skena e krimit tashmë është komprometuar duke qenë se marketi u pastrua, ne nuk mundëm të identifikonim asnjë bartës që po e kalon virusin te njerëzit ”, tha profesori Yuen.
“Unë dyshoj se lokalët në Wuhan kanë bërë mbulime. Zyrtarët lokalë që supozohet ta transmetojnë menjëherë informacionin nuk kanë lejuar që kjo të bëhet aq lehtë sa duhet”, shtoi ai.
Kina është kritikuar për përgjigjen e saj fillestare ndaj epidemisë dhe për gjobitjen e një mjeku që u përpoq të paralajmëronte kolegët për virusin në fund të dhjetorit.
Si përgjigje, vendi aziatik i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat se ka mbajtur fshehur informacione për seriozitetin e epidemisë në fund të vitit 2019.
abcnews