Mjeti tip ‘Trajler’ përplas makinën ‘Opel’, 1 vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

0
216

Një 40 vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë –Krujë.

Sipas policisë një mjet tip “Trajler” është përplasur me një mjet tip “Opel” , ku si pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur dhe janë lënduar dy persona të tjerë.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

(A.B)/Dosja.al