Një modele e pasur është ndaluar nga autoritetet doganore të Putin ne Rusi, të cilët ashtu si rivalët e tyre evropianë për kryejnë një fushatë të gjerë kundër evazionit fiskal për të mbushur financat e shkatërruara nga lufta e përgjakshme që po kryejnë.
Milionerja Elena Blinovskaya, 41 vjeçe, u arrestua si pjesë e evazionit fiskal në vlerë 10 milionë dollarë me të cilat financonte një skemë të improvizuar pastrimi parash.
Ajo ishte duke shkuar në aeroport me limuzinën e saj Mercedes kur u ndalua nga policia, që sipas mediave ka nisur një operacion fiskal ndaj figurave të rrjeteve sociale për mangësi në pagesat e taksave.
Blinovskaya e cila ka më shumë se 5.3 milionë ndjekës si pjesë e mësimeve të saj të ‘mirëqenies dhe zhvillimit personal’, më parë ka qenë vetëm një llogaritare provinciale.
Por pasi fitoi një titull lokal Miss Rusia në vitin 2016, ajo u bë e njohur dhe zgjeroi aktivitetin e saj në rrjet.
Gruaja e martuar, nënë e katër fëmijëve, tashmë mund të përballet me deri në shtatë vjet burg, teksa nuk e fshihte stilin ekstravagant të jetesës me festa të mëdha dhe shpenzime në miliona dollarë.
Në festën e saj të ditëlindjes së 40’të, rrjetet sociale shkruanin se kishte shpenzuar më shumë se 1.2 milionë dollarë.
Në një video të publikuar së fundmi në pikën kufitare Krasnaya Gorka me Bjellorusinë, gruaja dukej se tentonte të largohej me avion drejt Kazakstanit ose Uzbekistanit.
Autoritetet ruse të hetimit njoftonin: “Elena Blinovskaya u ndalua teksa tentonte të dilte jashtë kufijve të Federatës Ruse me makinën që kishte marrë me qera”.
“Në të njëjtën kohë ajo kishte bileta avioni drejt një shteti tjetër.”
Akuzat ndaj saj lidhen me paratë e fituara nga eventet qe ajo quante “lojra transformuese” dhe “maratonat” që mbante për 300,000 ndjekësit e saj.
Ajo akuzohet gjithashtu për fshehje të të ardhurave dhe raportohet se po merret në pyetje nga autoritetet.
Në parimet e saj në rrjet Blinovskaya u mëson ndjekësve: “Ju jeni këtu sepse ëndërrat tuaja ju sollën, kujdes magjistarë”.