Në janar të këtij viti moderatori Ardit Roshi, i propozoi për martesë partneres së tij, Blerina Bajko në studion e emisionit.
“Përpara se të vijë momenti për mbylljen e mbrëmjes dua një minutë për vete,”- tha ai.
Më pas ftoi në skenë partneren e tij për ti bërë surprizën emocionuese.
Dyshimet për ndarjen e moderatorit dhe Blerinës nisën pasi ata hoqën njëri-tjetri nga Instagram, madje kanë fshirë edhe fotot.
Asnjëri prej tyre nuk reagoi deri tani rreth lajmeve për ndarjen.
Ardit Roshi foli për herë të parë për fundin e fejesës në një intervistë për “ABC News”.
“Nuk do ta bëj atë pyetjen që të gjithë e presin. Mua më intereson një gjë, a je ok, a je mirë tani?”- e pyeti moderatori.
“Shih e shkruaj,”- u përgjigj Ardit Roshi.
“Je mirë?”- shtoi moderator.
“Si të dukem? (qesh)”- përfundoi Roshi, duke treguar që është i lumtur.
Nuk dihet ende se çfarë e prishi lumturinë e çiftit por ende nuk ka pasur një reagim publik nga të dy palët.
real news