Modriç pritet të largohet nga Real Madrid në verë, ka një ofertë nga kjo skuadër e madhe

0
140

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka marrë një ofertë nga Juventusi, nëse mbetet lojtar i lirë këtë verë.

Mesfushori që mbush 37 vjet në shtator, dëshmoi se mund të luajë ende në nivele të larta, me asistimin e tij spektakolar kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, që u kthye në gol nga Rodrygo.

Kontrata e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka një ofertë në tavolinë për të vazhduar në “Santiago Bernabeu”.

Sipas gazetës spanjolle AS, Modric ka marrë dy oferta deri tani, njëra nga Katari dhe tjetra nga Juventusi.

Bianconerët kanë një krizë në mesfushë dhe kanë shumë nevojë për një injeksion kreativiteti, diçka që Arthur Melo nuk e ka ofruar që kur u bashkua nga Barcelona.

Modric do të ishte një kombinim ideal i klasit dhe përvojës, si dhe do të ishte lojtar i lirë.