Si një njohës i mirë i futbollit italian e për më tepër një ish drejtues i Juventusit, Luciano Moggi ia lejon vetes të flasë për merkaton e bardhezinjve për të cilët parashikohen lëvizje të rëndësishme në verë.
I nisur nga zërat për një largim të Cristiano Ronaldos, Moggi i cili ka një të kaluar edhe si ish drejtues i Partizanit, deklaroi se portugezi do të qëndrojë me patjetër te Juventusi. Sipas tij, për Ronaldon askush nuk mund t’ia lejojë vetes një pagë prej 30 mln euro neto ndaj dhe për portugezin duket se e ardhmja do të jetë te Juventusi me apo pa pëlqimin e lojtarit.
Gjithashtu, ish drejtuesi i Juventusit dha dhe një mendim për zërat e fundit rreth një shkëmbimi mes Dybalas dhe Mauro Icardit, lëvizje që e quajti një çmenduri totale.
Sipas Moggit, Dybala ishte Ronaldo i sezonit të kaluar ku bëri mjaft mirë dhe se Juventusit i mungon një lojtar me kualitetet e argjentinasit ndaj dhe e shikon të domosdoshëm në grupin bardhezi. Për më tepër, Moggi nuk ka qenë asnjëherë një fans i Icadit si nga ana teknike e për më tepër nga ajo jashtë fushave për stilin e jetesës me një show girl si Wanda Nara.
ora tv