Mollët e zeza – të vërteta apo të rreme?

0
184

Ne priremi të mendojmë se mollët janë të kuqe, megjithëse ka, sigurisht, disa varietete të njohura jeshile dhe të verdha.

Por a e dini se ka edhe mollë të zeza?

Të quajtura mollë Black Diamond, ato gjenden në Tibet dhe janë nga familja e mollëve Hua Niu.

Përveç ngjyrës së jashtme të zezë – në të vërtetë një hije tepër e errët e purpurt – këto mollë duken ashtu si mollët e tjera , deri në mishin e bardhë brenda. /Lajmi.net/