Fermerët e fushës në Maliqit kanë dalë në protestë në aksin Korçë – Pogradec. Fermerët dhe grumbulluesit protestojnë për shkak të mollës që ka mbetur stok. Kërkesa e tyre e vetme është që të frenohet importi derisa të shitet malli vendas.
Sipas tyre, situata është tepër e vështirë pasi një pjesë e mirë e prodhimit ka mbetur pa shitur, për shkak se mollët që vijnë nga importi janë me çmim më të ulët.
Për disa minuta është bllokuar një sens lëvizje në këtë aks rrugor, në fshatin Pirg. Me ndërmjetësimin e policisë me organizatorët e protestës, është lejuar qarkullimi i mjeteve./abcnews.al