Një turist nga Brazili ka humbur jetën tragjikisht gjatë udhëtimit të tij në Argjentinë.
Sipas Daily Mail turistët ishin duke eksploruar shpellën Jimbo në Luginën e Andorrës kur një copë e madhe akulli u thye dhe e shtypi turistin.
Pjesa e akullit ra nga një lartësi prej rreth 15 metrash, ndërsa një tjetër alpinist po filmonte momentin kur ndodhi tragjedia.Sipas informacioneve, turistët injoruan tabelat që i paralajmëronin të qëndronin larg zonës.
Autoritetet lokale u njoftuan rreth orës 17:00, por turisti ishte tashmë i vdekur në momentin kur mbërritën për të dhënë ndihmën e parë.
Gjashtë personat që ishin në shëtitje me të pritet të japin një deklaratë para autoriteteve në orët në vijim.
Vendi i tragjedisë është pjesë e Parkut Kombëtar Tierra del Fuego, një park kombëtar në pjesën argjentinase të ishullit Tierra del Fuego.