Fernando Alonso po përgatitet për garën e Indianapolis që do zhvillohet 23 gushtin e ardhshëm. Piloti spanjoll i cili flitet se do rikthehet në Formula 1, në ditën e dytë të provave të lira është përplasur.
Alonso ka qenë duke ecur me 360 kilometër në orë kur është përplasur me murin ndarës, por fatmirësisht pa pasoja. “Në këtë pistë muret janë afër” ka thënë Alonso.
“Shpresoj të mos ndodhë me 23 gusht”. Kjo do jetë tentative e tretë e Alonsos për të fituar Indianapolisin 500.
Panorama