Momente tmerri, shqiptari hidhet nga shkëmbi në ujë në Maltë, plagoset rëndë (Video)

0
607

Një 38-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital të dielën pasdite pasi u hodh nga një shkëmb në pishinën e Shën Pjetrit në Delimara, Maltë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën në orën 18:45, ku një numër i madh njerëzish kanë regjistruar kërcimin e 38-vjeçarit në celularët e tyre.

Pamjet tregojnë burrin, një shtetas shqiptar, duke u hedhur nga një lartësi e madhe në det.

Kur njerëzit e tjerë panë se ai mbeti nën ujë, ata notuan drejt tij dhe e çuan në breg.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, njësia e mbrojtjes civile dhe policia.

Duke folur më pas, mjeku i urgjencës Michael Spiteri paralajmëroi për pasojat e kërcimit nga një lartësi e tillë.

Të godasësh ujin nga ato lartësi është si të godasësh betonin”, ka shkruar ai në Facebook.
“Ne përgjigjemi me forcë të plotë, por mund të mos jemi në gjendje t’ju ndihmojmë… mos e humbni jetën tuaj kot.”