Përmes faqes “HomelandJustice”, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në Republikën e Shqipërisë.
Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjne numër tre në Aeroportin Nënë Tereza. Aty shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.
Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin e kamerave është 20:04.