Momenti kur Trump qëllohet gjatë mitingut në Pensilvani

0
40

Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump është sulmuar me armë zjarri, në një tubim elektoral në Pensilvani. Atentatori u ekzekutua nga shërbimi sekret, ndërsa Trump mbeti i plagosur në veshin e djathtë. Gjithashtu një prej pjesëmarrësve në miting mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Emri i atentatorit nuk është publikuar zyrtarisht, sikundër po hetohet lidhur me motivin që e çuan 20-vjeçarin, të ndërmarrë sulmin më serioz ndaj një Presidenti apo ish-Presidenti që nga viti 1981.