Deputetja e Partisë së Lirisë duket që ka një objektiv tjetër pasi në krye të Partisë u vendos Ilir Meta.
Synon të forcojë lidhjet me të rinjtë dhe të angazhojë sa më shumë vajza e djem me Partinë e Lirisë
Së fundmi ka organizuar një festë me të rinjtë e LRI-së dhe në të Monika Kryemadhi ka pozuar me syze të zeza në të cilat shkruhet dhe “Rama ik”.
Syzet e zeza u bënë trending pas përdorimit nga Sali Berisha pasi ai u godit me grusht në protestën e 6 dhjetorit.
Videoja e postuar në Tik Tok shoqërohet me tingujt e muzikës “ Legends Are Made” të Sam Tinnesz”
Në këtë festë ka qenë dhe Ilir Meta, dhe Elona Guri.
Mesazhe të tjera janë dhe “Be cool be LRI”