Monika Kryemadhi në SPAK/ Deputetja e PL zbaton vendimin e gjykatës, paraqitet të hënën e parë të muajit

0
2

Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të vendimit të gjykatës.

Ndaj Kryemadhit është caktuar masa “detyrim paraqitje” të hënën e parë të muajit.

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 2 vila në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi. Pronat ndodhen në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Një prej vilave është në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe tjetra në pronësi të nënës së saj.

Sipas SPAK masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

“Është paraqitur deputetja Monika Kryemadhi. Ajo është nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale. Ilir Meta është duke u hetuar në masën “arrest në burg” për këta vepra penale. Më herët, SPAK ka sekuestruar dy prona të Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Krymadhit