Monika Kryemadhi thirret në SPAK për aferën e inceneratorit në Elbasan

0
100

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është thirrur sot në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.

Kryemadhi përveç se do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve do të dorëzojë prova te reja mbi këtë aferë, raporton gazetarja e Abc Erneta Shevroja.

Prej kohësh Monika Krymadhi, Partia e Lirisë dhe Sali Berisha kanë denoncuar qeverinë në lidhje lidhje me aferën e madhe të inceneratorëve.

/abcnews.al/