Shqipëria do të ketë një Qendër të Kontrollit dhe Monitorimit të trafikut të rrugëve. Autostrada Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan do të jenëakset e para që do përfshihen në projektin për vendosjen e sistemeve inteligjente.
Sipas njoftimit për shprehje interesi për shërbime konsulence në funksion të projektit, bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me njësinë e monitorimit të projektit të Bankës Botërore, data 15 korrik 2020 shënon edhe afatin e fundit të aplikimit të të gjithë atyre kompanive apo bashkim-kompanish që do jenë të interesuar për të dhënë konsulencën e tyre mbi projektin.Nga ARRSH nuk përcaktohet shuma që do të vihet në dispozicion të projektit të konsulencës, por thuhet se kompania për shërbim konsulence do të paguhet nga fondi prej 65,9 milionë eurosh për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, hua e marë nga qeveria shqiptare tek Banka Botërore.Nga ARRSH përmes shkresës për shprehje interesi jepen disa detaje të projektit në fjalë.
“Qeveria shqiptare ka marrë një hua në shumën e 65,9 milionë euro, financuar nga BB në drejtim të kostos të Rezultatit-bazuar të projektit “Për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve” (RRMSP) dhe synon të aplikojë pjesë të të ardhurave për shërbime konsulence. Qeveria shqiptare kërkon të dizenjojë dhe implementojë sisteme transporti inteligjente (ITS) prandaj përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, hartoi strategjinë kombëtarë për zhvillim të sistemeve të zgjuara të transportit (ITS). Implementimi i kësaj strategjie duhet të ndihmojë të bëjë korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë, pjesë të sigurtë, të inteëgruar dhe multimodal të sistemit të brendshëm europian të transportit. Një nga nënsistemet e para ITS që do vendoset, do mbulojë një pjesë të rrjetit rrugor shqiptar.
Shërbimet e konsulencës përfshijnë dizenjimin e monitorimit dhe kontrollit të sistemit të trafikut në rrugët shqiptare. Sistemi do të konsisitojë tek ngritja e një Qendre të Kontrollit të Trafikut në Tiranë si dhe dizenjimin dhe specifikimin e rrugëve të lidhura dhe pajisjeve të komunikimit përgjatë autostradave Tiranë- Durrës (A1) dhe Tiranë Elbasan (A3), në total 200 km. Qendra e Kontrollit të monitorimit të trafikut të rrugës është parashikuar në mënyrë të tillë që të mbulojë dhe gradualisht të shtrihet në të gjithë rrjetin e rrugëve kryesore dhe autostradave në Shqipëri”, thuhet në dokumentin për shprehjen e interesit nga ARRSH.
Në Fletoren Zyrtare me herët u botua Urdhri i Ministres të Infrastrukturës dhe Energjetikës “Për zbatimin e “strategjisë për aplikimin e sistemeve inteligjente në transportin rrugor”. Në strategji përcaktohet se në planin afatmesëm dhe afatgjatë, pas vitit 2025, Shqipëria do të vazhdojë me vendosjen e SIT-it në të gjithë sistemin rrugor.
Strategjia për vendosjen e sistemeve inteligjente në rrugë
Vendosja e pajisjeve SIT (sensorë, kamera, shenja elektronike rrugore etj.) përgjatë disa seksioneve rrugore, në veçanti, në autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, por edhe në sektorë të tjerë rrugorë, që akoma nuk janë identifikuar në përputhje me përparësitë e kësaj Strategjie. Gjatësia totale e seksioneve rrugore që do të përfshihen fillimisht do të varet pjesërisht nga sasia e fondeve që mund të vihen në dispozicion për këtë qëllim. Ekziston një grup i madh pajisjesh që potencialisht mund të vendosen në rrugë, për funksione të ndryshme, si p.sh.:
– Sensorë trafiku të vendosur nën ose mbi asfalt, për llogaritjen dhe për monitorimin e trafikut nëkohë reale. Sensorët e trafikut janë ndër mjetet më të rëndësishme të përdorura për të mbajtur nën kontroll atë që ndodh në rrugë. Detektori më i zakonshëm i përdorur është me lak induksioni, një mbështjellje e thjeshtë teli me tension të ulët, i groposur në rrugë, i cili dërgon një impuls elektrik kur një automjet kalon mbi të. Detektorë të tjerë përdorin imazhe me infra të kuqe, radar, tingull ose video dhe Bluetooth
-Të dhënat e zbulimeve përdoren për të operuar sinjalistikën e trafikut, shiritat e devijimit dhe tabelat e kohës së udhëtimit. Detektorët e radarit të kombinuar me kamerat përdorenpër matjen e shpejtësisë dhe zbatimin e kufijve të shpejtësisë.
– Sensorë të peshës së aksit për matjen e lëvizjeve me peshë për të mbështetur zbatimin e kufijvetë peshës në kamionë.
– Monitorimi dhe kontrolli i sinjaleve me mesazhe të ndryshueshme(VMS – Variable MessageSigns): këto janë shenja elektronike që përdoren për t’u dhënë udhëtarëve informacion në lidhje mebllokimet e trafikut, incidentet, punët në rrugë, kohën e udhëtimit, ngjarje të veçanta ose kufijtë eshpejtësisë në autostradë. Ata, gjithashtu, mund të rekomandojnë rrugë alternative, probleme tëudhëtimit të lidhura me motin, informacione për emergjencat dhe katastrofat, njoftime përshërbimet publike dhe paralajmërime.
– Kamerat e trafikut, kryesisht kamera me qark të mbyllur, për të ndihmuar në zbulimin dhereagimin e shpejtë të bllokimeve, incidenteve dhe problemeve të tjera në rrugë. Imazhet e kameravemerren dhe monitorohen nga Qendra e Menaxhimit të Trafikut, dërgohen në internet përpërdoruesit e rrugës, në media për qëllime informacioni dhe në polici për qëllime të zbatimit të ligjit.