Morën peng të miturin dhe i vodhën me dhunë varësen e floririt, pranga 2 të rinjve

0
1688

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një i mitur është marrë peng nga 2 persona. Këta të fundit të identifikuar si Ervin Metalla dhe Renato Sheta, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Kamëz

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Pressure”.

Futën në automjet, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i morën me dhunë varësen e floririt, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.