I hoqën lirinë 20 vjeçarit në Tiranë dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Burime zyrtarE të policisë thanë se në pranga kanë përfunduar, Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi. Ata akuzohen se i kanë hequr lirinë për disa orë, 20 vjeçarit Klejdi Lila.
Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, 20 vjeçarit , dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mësohet se 20 vjecari kishte marrë një makinë me qira në biznesin e dy autorëve dhe pasi e ka kthyer, ata kanë pretenduar se mjeti është i gërvishtur, ku për dëmin i kanë marrë si fillim 500 euro. Më pas ata I kanë kërkruar 20 vjecuar edhe 2500 euro të tjera gjatë takimit në një lokal, nga ku nuk e linin të largohej, pa marrë si këmbim shumën e kërkuar.
Pasi 20 vjeçari ka lajmëruar familjarët për t’i kërkuar 2500 eurot, këta të fundit kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka ndërhyrë duke liruar të riun dhe ka arrestuar dy shokët./abcnews.al