Morena Taraku shfaqet joshëse, ndan një tjetër imazh nga projekti i ri

0
217

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, këto ditë ka marrë rrugën drejt Shqipërisë për të kryer xhirimet e klipit të ri.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Stresi, pasi dyshja kanë incizuar këngën e tyre më të re të përbashkët, të titulluar “Bad Girl”.

Në rrjetet sociale, dyshja publikuan disa fotografi të përbashkëta nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, i cili duket se do të jetë mjaft atraktiv.

Morena do të shfaqet në një skenë me fustan transparent plot shkëlqim, duke dhuruar kështu një performancë mjaft provokuese për shikuesit.

E me një paraqitje të tillë, Taraku u shfaq edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

© SYRI.net