Mori 100 mijë euro para se të vinin kolegët e tij dhe i fshehu, AMP fillon hetimin ndaj policit që vodhi paratë në shtëpinë e mikut të Talo Çelës

0
115

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Aqif Bezatit në Elbasan, i cili njihet ndryshe edhe si mik i afërt me të shumëkërkuarin Talo Çela. Madje ky i fundit mendohet se ka qndruar disa ditë në banesën e 60 vjeçarit.

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka nisur hetimin ndaj një polici i cili para se kolegët e tij të mbërrinin në banesën e Bezatit ku u gjetën shumë të mëdha parash, polici i dyshuar, ka marrë dhe ka fshehur 100 mijë euro.

Pavarësisht se veprimi i tij u dekonspirua, ende nuk është bërë i ditur identiteti i policit të vënë nën hetim.

Aqif Bezati dhe Veli Deliu u arrestuan në 14 tetor të këtij viti, pasi një kontrolli të bërë në banesën e tij ku u gjetën 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium, 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Bezati u la në burg, ndërsa për Deliun u vendos masa e arrestit shtëpiak.