Mori 2 mijë euro për t’i djegur makinën Noizyt, vlonjati zbulon se kush e bëri porosinë

0
200

Një i ri nga Vlora është autori i zjarrvënies së makinës “Ferrari” të Noizy-t, i cili në dëshminë e tij ka thënë se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar.

Mësohet se i riu ka deklaruar se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano.

Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër.

Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

Disa kohë më parë, konfliktet mes dy reperve ka degjeneruar në forma përplasjesh, si fizike po ashtu dhe në rrjete sociale. Me pas nga të dy palët u fol për një moment paqeje dhe mbyllje të problemeve, por nëse vërtetohet ngjarja e fundit e djegies se Ferrarit, tregon për një rihapje të konfliktit.