Mori 25 mijë euro për t’i ulur dënimin një të burgosuri, “izolohet” në shtëpi avokati

0
161

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për avokatin Petraq Semani.

Ai akuzohet se mori një shumë prej 25 mijë euro nga familjarët e një të dënuari për t’i ulur dënimin me 15 vite burg.

Avokati dyshohet se ka ndikuar tek gjyqtarët dhe për të favorizuar masën e dënimit ndaj një shtetasi, i cili akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen’.