Mori hak për vrasjen e djalit 9 vjeçar në vitin 2012, arrestohet për gjobëvënie pak muaj pas daljes nga burgu (EMRI)

0
2

Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë në Lezhë.

Gazetarja Klodiana Lala mëson se i arrestuari është Jetmir Llani, i cili dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve.

Jetmir Llani ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.

Jetmir Llani u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.

 

 

Ngjarja e 5 korrikut 2012
Përplasja e ndodhur më 5 qershor të këtij viti ndërmjet familjeve Shkreta dhe Llani, ku mbeti i vrarë Indrit Llani do të niste dhe hasmërinë ndërmjet dy fiseve.

Jetmir Llani humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos kur mesditën e 5 qershorit djaloshi së bashku me të vëllanë, kushërirën, nënën e tij dhe xhaxhanë po udhëtonin me makinë. Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzohen se i kanë dalë para makinës dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët, ndërsa më 19 korrik plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.

Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir Llanin si autorin e dyshuar.

Jetmir Llani dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.

Jetmir Llani ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.

(BalkanWeb)