Vijojnë kërkimet për lokalizimin e të riut i cili një ditë më parë u shpall në kërkim nga policia e Elbasanit pasi rezulton se ka marrë një mjet me qira në një biznes në Elbasan dhe nuk e ka kthyer më.
I riu i identifikuar si Hermes Kambo ka marrë një mjet tip ford fiesta.
Njoftimi zyrtar i policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit H. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2024, në një subjekt për makina me qira, ka marrë një automjet tip “Ford” dhe nuk e ka kthyer më. Vijon puna për kapjen e 26 vjeçarit dhe të automjetit të marrë me qira.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash